Hapat

KËRKO DHOMAT



Harta

Informatat kontaktuese
Adresa:
Rr. Agim Ramadani
Tel:
+381 38 22 22 80
+377 44 11 11 11
Fax:
Email:
hotelsirius@hotmail.com
Web:
www.hotelsirius.net
Hotel Sirius
Lokacion i përshtatshëm në qendër të Prishtinës, nga ku mysafirët mund të kenë qasje të lehtë në të gjitha vendet interesante. Shijoni darkën në restorantin tonë të vendosur në katin e 8, një njësi luksoze me të gjitha komoditet ku mysafirët do të mrekullohen nga pamjet madhështore të Prishtinës. Ndjehuni rehat në sallat tona të konferencës dhe biznesit, plotësisht të pajisura me pajisjet më të avancuara digjitale. Hotel Sirius është vendi ideal për takime, pavarësisht nëse këto janë takime të shitjes, konferenca, takime biznesi apo takime joformale me bashkëpunëtorët tuaj. Suksesi juaj është pasioni ynë. Mysafirët do të flenë mirë Hotel SIRIUS. Konsideroni hotelin Sirius si partnerin tuaj në planifikimin e takimeve – ne jemi ekspertë të organizimit të eventeve, të përkushtuar që të ju ndihmojmë në planifikimin dhe organizimin e takimeve, konferencave apo takimeve private të suksesshme dhe të paharrueshme.
INFORMATA PËR DHOMA
Secila prej 52 dhomave dhe apartmenteve ofrojnë një akomodim të rehatshëm, me pamje nga qendra e qyteti. Në dhomat e Hotel Sirius, mysafirët i pret një akomodim i rehatshëm. Orenditë dhe dekori krijojnë një atmosferë moderne, mikëpritëse dhe intime. Secili element është në harmoni dhe përkon me përzgjedhjen e ngrohtësisë së ngjyrave. Të gjitha dhomat tona veçohen me hapsira të bollshme, banjo moderne, si dhe tavolinë pune.
Dhoma
Përshkrimi
Çmimi
Dhoma Njëshe
Air Conditioning, Room Service, Mini-Bar, Built-in Safe, Free internet WiFi, TV
85€
Dhoma Dyshe
Air Conditioning, Room Service, Mini-Bar, Built-in Safe, Free internet WiFi, TV
110€
Apartmenti
Air Conditioning, Room Service, Mini-Bar, Built-in Safe, Free internet WiFi, TV
250€
MUNDËSITË E HOTELIT
Hotel Sirius posedon parking në dy nivele nëntoksore, që lidhen me ashensor duke ofruar lehtësi dhe siguri për klientin. Parkingu ka kapacitet për 60 automjete dhe monitorohet 24h.
USHQIMI DHE PIJET
Restoranti ofron një eksperiencë të veçantë në vete, duke i servuar mysafirëve një meny të pasur me specialitete të përgatitura nga kuzhina moderne. Mëngjesi i pasur dhe i begatshëm i cili shërbehet me tryezë suedeze kurorëzohet me shërbim të këndshëm për klientin. Koleksioni i rrallë i verërave franceze kryesisht të regjionit të Bordeaux dhe pijeve alkoolike të kualitetit të lartë vetëm e kanë rritur gamën e shërbimit. Bar i Hotel Sirius ofron lloje të ndryshme të koktejeve me shije nga çdo cep i botës.
RREGULLAT E HOTELIT
Check in and checkout is 24 hour. A price includes VAT.
FOTO GALERIA